Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet skema e korrupsionit në Hipotekën e Korçës, arrestohet ish-drejtori dhe vartësit e tij
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 06/12/2018 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-drejtori i Hipotekës së Korçës si dhe tre punonjës të tjerë kanë përfunduar në pranga bashkë me një qytetar.

Arrestimi i tyre dyshohet të jetë bërë për korrupsion në lidhje me certifikata të pronësive.

Ata madje mendohet të kenë ndërhyrë fiktivisht në këto dokumente.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Hipotekës, Leftjon Bardho, dy punonjësit, Ersil Gorari dhe Erjon Arifi, ku ky i fundit është arrestuar së bashku me bashkëshorten e tij Arsidesa Hysi, e cila ishte gjithashtu edhe këshilltare e LSI në këshillin Bashkiak të Korçës.

Shkeljet në fjalë besohet të kenë ndodhur rreth viteve 2-15-2017.

Sipas të dhënave, Erion Arifi dhe 65 vjeçari Andrea Zallëmi, kanë kryer ndërmjetësimin e rasteve kur personat kishin probleme për të përfituar certifikatën e pronësisë dhe ndërhynin në dokumentet përkatëse në këmbim të shumave të ndryshme monetare.

Burime konfidenciale për Top Channel thonë se bëhet fjale për 10 raste të dokumentuara nga Prokuroria e Korçës ku këta persona kanë përfituar nga rastet e shitblerjes se pronave duke bërë që transaksionet e detyruara për qytetarët të jepej KESH dhe të përfundonte në xhepat e tyre në këmbim të kryerjes së procedurave.

Aktualisht Gjykata e Korçës ka vendosur aktualisht masën "arrest me burg", teksa ende nuk është zbardhur plotësisht skena e mashtrimit të këtyre personave.