Jeta Osh Qef
Home

Mbi 170 shqiptarë të vrarë në Greqi, thirret protesta në Gjirokastër për mbarë shqiptarët
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06/12/2018 16:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasja e shqiptarëve në Greqi është bërë një ndër temat më të diskutuara së fundmi, ndoshta kjo edhe prej faktit që vetëm në harkun kohor të një muaji humbën jetën 3 shtetas shqiptarë në Greqi.

Që pas vrasjes së Kacifas në Bularat, në Greqi është vrarë Altin Mullaj nga policia greke, Petrit Zife nga një anëtar i Agimit të Artë dhe Marios Isa nga 2 plumba po në Greqi.

Këta janë vetëm viktimat e fundit, por në total janë mbi 170 shqiptarë që janë vrarë në Greqi dhe si duket kjo është një arsye e mjaftueshme për të protestuar.

Faqja “Zgjohu Shqiptar” në Facebook ka thirrur një protestë ditën e shtunë, 8 dhjetor, në Gjirokastër.

Në njoftimin e protestës thuhet:

Proteste paqesore!
Ftojme te gjithe shqiptaret te jene te pranishem ne sheshin "Cerciz Topulli" ne Gjirokaster, diten e shtune dt. 8 dhjetor 2018 ora 11:00. Autobuzat do te jene falas dhe nisja e tyre behet nga sheshi "Nene Tereza" ne Tirane, ora 04:30. Eja edhe ti, per Nenen Shqiperi!
#SHPERNDAJENI duhet te jemi sa me shume!”

Sipas burimeve, në këtë protestë do të mblidhen shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, Shqipëria është e shqiptarëve kudo që janë, është vendi që na jep emrin si të tillë.

Ndërkohë këto janë disa nga vargjet e Mit’hat Frashërit për Shqipërinë:

Nuk munt të punojmë për kombin
dhe vendin tonë,
po qe nuk patme një dashur
për çdo cep të Shqipërisë,
një dhembshuri për çdo njeri
të kombit tonë.
Duhet të zgjuajmë
kultin e patriotizmës,
adhurimin e Shqipërisë.”