Jeta Osh Qef
Home

Protestat e studentëve/ Këshilli i Ministrave shfuqizon pikën e 4 të VKM-së
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 06/12/2018 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas protestave masive nga studentët, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar pikën e 4 të VKM-së që parashikonte pagesë për provimet e mbartura.

Por, duket se studentët nuk ndalen, ata kërkojnë respektimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Studentët e Universiteteve publike në Tiranë, prej orësh vijojnë protestën para ministrisë së Arsimit.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).