Jeta Osh Qef
Home

Ambulanca futet përmes turmës së studentëve që protestojnë në Tiranë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/12/2018 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që prej mëngjesit të sotëm mijëra studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë të protestojnë kundër tarifave të larta shkollore, për përmirësimin e kushteve në konvikte si dhe heqjen e tarfiës për provimet e mbartura.

Ata i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata. Duket se në një moment gjatë protestës ka pasur një incident para Ministrisë së Arsimit ku po qëndrojnë studentët.

Kjo pasi në një moment në rrugën e Durrësit mes studentëve është futur një ambulancë.

Ky është marrë si një provokim nga studentët prej qeverisë, por megjithatë ata i kanë hapur rrugën ambulancës duke e lënë të kalojë.