Jeta Osh Qef
Home

Vendi ku grabitësit ta presin rrugën me hanxharë në duar, çifti mbijetues ndan pamjet e frikshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift amerikan i zënë ngushtë nga nj tufë banditësh, me hanxharë në dorë, kanë ndarë historinë e tyre të frikshme në Facebook.

Incidenti ndodhi në Kenia, e njohur për rreziqet që mund të shfaqen rrugës, dhe çifti ia hodhi paq falë mendjemprehtësisë së atij që ishte në timon.

Bryant dhe Lauren Swenson nga Utah, SHBA ishin duke udhëtuar nëpër rrugët me baltë të Kenias më 30 nëntor, pranë Maai Mahiuin kur ata e gjetën veten brenda një makthi të vërtetë.

Përpara tyre u shfaqën tre banditë maskuar që po tentonin të vidhnin një furgon të bardhë. Kur furgoni arriti të largohej, kriminelët e kthyen vëmendjen te çifti dhe automjeti i tyre, Toyota Land Cruiser.

Pamjet e frikshme të marra nga kamera e vendosur në makinë tregojnë se si banditët u sulën duke tundur hanxharët që kishin në duar.

Duke futur direkt trurin në punë, Bryant filloi të ecte mbrapsht dhe më pas kur ata u afruan, i dha gaz makinës dhe u largua me shpejtësi.

Me anë të postimit të tyre, çifti u përpoq që të ndërgjegjësonin njerëzit për rreziqet vdekjeprurëse të disa rrugëve në disa vende. JOQ Albania