Jeta Osh Qef
Home

Shpëtoi nënën nga duart e pë*dhunuesit, humb jetën nga plagët 16-vjeçari
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 13:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent hero, i cili e shpëtoi nënën e tij nga duart e një përdhunuesi të dhunshëm, ka humbur jetën 19 muaj pas përleshjes me të.

Vanja Krapivin u nda nga jeta si pasojë e plagëve të rënda, që mori në kokë duke luftuar me përbindëshin, që donte të përdhunonte të ëmën.

16 vjeçari gjeti në shtëpinë e tij, kur u kthye nga shkolla, fqinjin Pronin i cili kishte mbërthyer nënën e tij që ulëriste e mbuluar nga gjaku.

Vrasësi i dënuar më parë, kishte sulmuar në mënyrë të përsëritur 43-vjeçaren, Natalia Krapivina, me një thikë në përpjekje për ta detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Vanya, që atëherë ishte 15-vjeç, hyri në shtëpinë e tij në veriperëndim të Rusisë dhe pa skenën e tmerrshme.

Ai mori një shtangë që peshonte 3kg dhe e goditi agresorin. Por, ai arriti ta kapte në kohë dhe e përplasi objektin e rëndë në kafkën e adoleshentit.

Fqinjët që dëgjuan zhurmat thirrën policinë, ndërsa sulmuesi u largua duke menduar se i kishte lënë që të dy të vdekur.

Sulmuesi Pronin, i dënuar me 14-vite burg për sulmin, pritet të dënohet edhe për vrasje pas vdekjes së adoleshentit. JOQ Albania