Jeta Osh Qef
Home

U shtrua në spital në gjendje të rëndë, 36-vjeçari nxjerr me anë të kollës një pjesë të mushkërive
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 36-vjeçari që u shtrua me urgjencë në qendrën mjekësore të San Francisco-s me dështim kronik të zemrës i ka ndodhur diçka aspak e zakontë.

Ai u vu direkt në kujdes intensiv pasi për më shumë se një jave kishte qenë duke nxjerrë jashtë me anë të kollës, gjak dhe mukus.

Veç këtyre problemeve, ai kishte nevojë edhe për mbështetje me oksigjen.

Por, në momentin që atë e kapi një tjetër “krizë” kolle ndodhi diçka e pabesueshme. 36-vjeçari kolli një pjesë të mushkërisë së tij.

Më saktë, pjesa që u nxor jashtë ishte pema e djathtë bronkiale e cila shërben për shpërndarjen e ajrit në mushkëri.

Një javë më vonë, pacienti vdiq nga ndërlikimet dhe mosfunksionimi i zemrës si dhe disa komplikacione të tjera vdekjeprurëse.

Rasti i rrallë u prezantua në një raport të publikuar nga “New England Journal of Medicine”, ku kirurgët nga Universiteti i Kalifornisë prezantuan rastin e një pacienti 36-vjeçar i cili u pranua në kujdesin intesiv me dështim kronik të zemrës. JOQ Albania