Jeta Osh Qef
Home

Ky është vendi i parë në botë që do ta bëjë transportin publik falas
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luksemburgu pritet të jetë vendi i parë në botë që do t’i bëjë të gjitha format e transportit publik në vend falas.

Tarifat e trenave, tramvajve dhe autobusëve do të hiqen duke filluar nga viti 2020 në këtë shtet të vogël të Evropës.

Ky vendim është marrë nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.

Politikat re reja përfshijnë gjithashtu investime të mëtejshme në shërbimet publike, duke futur dy festa të reja publike dhe legalizimin e përdorimit të kanabisit rekreativ.

Kryeqyteti i vendit, Luksemburgu, vuan nga mbingarkesa kronike e trafikut, pavarësisht se është ka një popullsi prej 110,000 banorësh. Aktualisht biletat kushtojnë rreth 2 euro.

Heqja e tarifave të udhëtimit është përpjekja më e fundit që si qëllim ka inkurajimin e qytetarëve për përdorimin e transportit publik dhe reduktimin e trafikut.

Deri më tani transporti falas ka qenë për të rinjtë nën 20-vjeç ndërsa nxënësit e shkollave mund të përdorin automjetet e posaçme për transportin falas në shkollë. JOQ Albania