Jeta Osh Qef
Home

Shoferët e makinave do të ‘qajnë’ kur ta shohin këtë foto, ja sa ka qenë çmimi i naftës dikur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/12/2018 11:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çmimi i naftës në Shqipëri brenda pak vitesh ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme, duke u renditur në vend të parë në rajon, ndërsa ka diferenca vogla me shtetet e zhvilluara Europiane.

Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, ka publikuar një foto të shkëputur nga një film shqiptar i xhiruar në vitin 2004.

Në foto dallohet edhe një tabelë me çmimet e karburantit, ku nafta kushton 65 l/litër.

Tashmë 14 vjet më vonë, çmimi i naftës ka kapur çmimin e 185 l/litër.

Rritja e çmimit të karburantit, do të thotë rritje e nivelit të jetesës , por këtë të fundit nuk po e shohim akoma të ndodhë, duke marrë parasysh edhe largimin e shumë shqiptarëve drejt vendeve të zhvilluara të Europës, për kushte ekonomike.