Jeta Osh Qef
Home

Studentët e UBT marshojnë në turma drejt zyrës së Nikollës, bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/12/2018 11:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pjesëmarrje masive ka patur protesta e sotme studentore në rrugët e Tiranës, ku i janë bashkuar studentë nga të gjitha fakultetet e vendit.

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si Durrës, Korçë dhe Elbasan kanë nisur protestat studentore.

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë marshuar drejt Rrugës së Durrësit, ndërsa kanë bllokuar dhe hyrjen e autostradës Tiranë-Durrës.

Janë mijëra studentë që tashmë ndodhen pranë zyrës së ministres së arsimit Lindita Nikolla.

Një prej thirrjeve të tyre:

Nikolla dil në Bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”.