Jeta Osh Qef
Home

Video e Sergio Ramos ka vendosur rekord klikimesh në internet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/12/2018 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos njihet nga të gjithë si një lojtar agresiv dhe që ndëshkohet shpesh me kartona nga gjyqtarët.

Ndërhyrjet e tij në të shumtën e rasteve kanë lënë lojtar të dëmtuar dhe kjo ka bërë që Ramos të jetë një nga lojtarët më të ndëshkuar në botë.

Rasti më i freskët është ai në finalen e Ligës së Kampionëve, ku spanjolli i nxori krahun Mohamed Salahut në finale me ndërhyrjen e ashpër.

Për të gjitha ndërhyrjet e tij, një kanal gjerman ka postuar një video në Youtube, e cila ka marrë rekord klikimesh, plot 24 milionë.