Jeta Osh Qef
Home

Pedagogu emocionon me fjalët: Shkova në auditor por nuk pashë njeri! Ishte pamja me emocionuese që…
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/12/2018 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një numër i madh studentësh janë momentalisht duke protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në lidhje me VKM nr 288 pika numër 4.

Protestës i janë bashkuar studentë nga të gjithë fakultetet e vendit, të cilët me pankarta dhe megafonë ën duar kanë bojkotuar mësimin për të kërkuar së bashku të drejtat e tyre.

 

Auditorët bosh kanë emocionuar pedagogun e degës së Historisë Romeo Hanxharin.

Studentët nuk janë aty. Ata kanë dalë të protestojnë për tarifat e larta ndërsa profesor Hanxhari nuk e fsheh dot emocionin që i jep një gjë e tillë.

Hanxhari shkruan:

Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falenderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog.U thashe atyre qe “une s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju perseris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni cdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurre fjalën LIRI!”.