Jeta Osh Qef
Home

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënon për Greqinë dhe i kualifikon në Botëror
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/12/2018 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Fiorin Durmishaj ka realizuar një gol vendimtar duke i siguruar kualifikimin Greqisë në Botërorin 2019.

Nuk bëhet fjalë për kombëtaren A të futbollit, por për Kampionatin Botëror të Ushtrive të vendeve të ndryshme.

Futbollisti shqiptar, duke qenë se është rritur në Greqi dhe disponon pasaportën e këtij shteti, është duke kryer edhe shërbimin ushtarak në këtë vend.

Durmishaj luajti ndeshjen e djeshme kundër Gjermanisë, ku u vulos kualifikimi.

Kujtojmë që ky lojtar është në planet e Panuçit, por për shkak të impenjimit në shtetin grek, nuk ka mundur të grumbullohet në dy ndeshjet e fundit.