Jeta Osh Qef
Home

Policia dhe Përmbarimi nxjerrin me dhunë qytetarin nga lokali i tij
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25/11/2018 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prona mbetet një nga shkaqet që shumë njerëz hyjnë në konflikt në Shqipëri, në konflikt me pronarë të tjerë dhe në konflikt me shtetin.

Banorët e Astirit po humbasin shtëpitë e tyre, sepse mbi tokën e tyre bie projekti i Unazës së Re, por një qytetari nga Durrës ia kanë “sekuestruar” biznesin pa asnjë arsye.

Për JOQ Albania ai shprehet:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj me dije se policia dhe zyra e përmbarimit më kanë nxjerrë me forcë nga lokali im, objekt të cilin e zotëroj me certifikatë pronësie dhe me dokumenta të rregullt për dy vitesh.
Nuk kam marrë asnjë vendim paraprak se çfarë po ndodh, thjesht erdhën më nxorën jashtë si të isha kriminel!”

Video e nxjerrjes së tij nga lokali:

Qytari shprehet se është në rregull me ligjin dhe i ka të gjitha dokumentat e pronësisë.

Ai tha:

Policia dhe përmbaruesit erdhën pa njoftim dhe pa asnjë letër ku lexonte ndonjë vendim, Më thanë vetëm gojarisht që kemi urdhër-ekzekutimi për një pronë këtu! Urdhrin e kishin për një pronë tjetër këtu dhe mua ma bllokuan gabimisht!
Kam blerë 250 mijë euro pronë, ia kam blerë bankës me note dhe me të gjitha të drejtat që përmban ligji dhe pa të drejtë ma mbyllën dhe më thonë shko ankohu ke ata që ta kanë shit. Ndërkohë që unë nuk jam thirru asnjë herë në gjykatë apo pranë zyrave të përmbarimit, nuk figuroj në asnjë vend!”

Kontrata e pasurisë së paluajtshme:

Burri shpjegon se nuk kë të hedhë në gjyq sepse nuk ka lidhje me asnjë gjë të jashtëligjshme.

Por për më tepër ai tregon se ia kanë shkatërruar të gjitha gjërat që ndodheshin brenda lokalit teksa ia kanë hedhur në rrugë.

Ma kanë zaptuar pronën pa të drejtë fare, ndërkohë që jam me certifikatë pronësie, me firmë noteri dhe gjithçka. Jam i pajisur me licencë nga shteti dhe paguaj taksa rregullisht, ndërsa këta më nxorën jashtë me forcë dhe pa asnjë njoftim.”

Certifikata për vërtetimin e pronësisë: